Breaking News

Ilhan Omar: Partneriteti i Shtëpisë së Bardhë me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është imoral

Një anëtare demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve kritikoi shitjen e armëve amerikane në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe deklaroi: “Partneriteti i Uashingtonit me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është i pamoralshëm dhe i korruptuar”.

Ilhan Omar në një intervistë me Al Jazeera të dielën, tha: “Si mundet qeveria amerikane të vendosë kaq lehtë për shitjen e armëve ushtarake në Arabinë Saudite, ndërsa ky vend po masakron popullin e pafajshëm të Jemenit, Sudanit dhe Libisë? Partneriteti i Shtëpisë së Bardhë me Arabinë Saudite dhe Emiratet është një nga partneritetet më të këqinj, më imoralë dhe më të korruptuar të SHBA që nuk përputhet me asnjë nga vlerat e saj etike”. Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA votoi të mërkurën për të ndaluar shitjet e miliarda dollarëve armë për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Advertisements