Breaking News

Presidenti iranian në bisedë me Macron: Së shpejti faza e tretë e reduktimit të angazhimeve

Presidenti iranian Hasan Ruhani i bëri thirrje Evropës të “intensifikojë përpjekjet e saj” për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit në një bisedë telefonike të kryer të enjten me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Presidenti iranian dhe ai francez diskutuan çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare dhe theksuan nevojën për përpjekje serioze për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit. “Republika Islamike e Iranit është e vendosur të mbajë të hapura të gjitha kanalet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore”, tha Ruhani cituar nga faqja e internetit e presidencës iraniane. “Evropa duhet të shtojë përpjekjet e saj për të përmbushur pritjet e ligjshme të Iranit dhe për të siguruar një armëpushim në luftën ekonomike amerikane kundër Iranit”, shtoi ai. Duke nxjerrë në pah nevojën për tregti nëpërmjet instrumentit financiar INSTEX për të lehtësuar transaksionet financiare me Iranin, presidenti iranian paralajmëroi se “kalimi i kohës dhe mundësitë e humbura përfundimisht do ta detyrojnë Iranin të zbatojë hapin e tretë të planit të tij për të reduktuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes së Vjenës. Presidenti francez tha se Franca i kushton një rëndësi të veçantë zgjidhjes së problemeve dhe ruajtjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit, duke shtuar se Parisi kërkon përpjekje nga ana e të gjitha palëve.

Advertisements