Breaking News

Daut Haradinaj përshëndet nga Vjena, Basha ka një porosi për Austrinë mike

Nga Vjena ku ndodhet për një vizitë së bashku me aleatët e tij të opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, ka reaguar lidhur me ndalimin dhe më pas lirimin e Daut Haradinaj nga autoritetet austriake.

Basha thotë se Serbia provokon Kosovën me fletarreste ndaj liderve të saj dhe kërkon nga Austria mike të refuzojë këtë taktikë konflikti të Beogradit. Ai theksoi:”Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia. Është një tallje me faktorin ndërkombëtar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve. U bëj thirrje autoriteteve të Austrisë mike të refuzojnë këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë. Ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë fletarreste të lëshuara nga Serbia dhe shpesh kur kanë udhëtuar nëpër Evropë janë ndaluar në bazë të këtyre fletarresteve. Në bazë të të njëjtit fletarrest ishte arrestuar edhe kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj më 4 janar 2017 nga policia franceze në aeroportin Moulhouse.

Advertisements