Breaking News

Amerika sanksionon 5 persona dhe 7 kompani për shkeljen e sanksioneve të Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit në kuadër të veprimeve armiqësore kundër shtetasve të thjeshtë iranianë ka vendosur sanksione ndaj 5 personave dhe 7 kompanive me pretekstin se kanë shkelur sanksionet e vendosura kundër Iranit.

Zyra për kontrollin e financave të huaja në Departamentin Amerikan të Thesarit që është kthyer në dhomë lufte të Uashingtonit, thotë se personat dhe kompanitë në fjalë kanë rol të rëndësishëm në garantimin e lëndëve të ndjeshme të nevojshëm për aktivitetet bërthamore të Iranit. Deklarata e DATH thotë se personat në fjalë ndodhen në Iran, Kinë dhe Belgjikë dhe ata punojnë në mënyrë të organizuar për kompaninë teknologjike të centrifugave në Iran dhe luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin e këtyre centrifugave. Sipas departamentit në fjalë, pajisjet që garantohen nga këta persona përdoren për pasurimin e  uraniumit dhe për këtë arsye ata sanksionohen. Kjo është në kohën kur Irani në bazë të traktatit NPT dhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore me grupin 5+1 që është konfirmuar nga KS i OKB, ka të drejtë të pasurojë uraniumin.

Advertisements