Breaking News

Pançevski: Këtë mëngjes më larguan si leckë nga zyra e Gjykatës Penale

Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se këtë mëngjes është larguar si një leckë na zyra e tij.

Pançevski thotë se nuk ka marrë asnjë vendim, e as nuk ka qenë i njoftuar për ndonjë procedurë kundër tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E prita edhe këtë. Këtë mëngjes u largova si një leckë nga zyra dhe ndërtesa gjyqësore. Polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, nuk kam pranuar asnjë vendim, as nuk jam njoftuar zyrtarisht për procedurat ndaj meje, përveç nga mediumet. Kështu funksionon ky sistem i kriminalizuar. Ky është ai “falënderim” i sistemit për përvojën 24 vjeçare në organet gjyqësore, prej të cilave 11 vjet në Gjykatën Penale me rezultatet më të mira. Lavdi Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës”, ka shkruar Pançevski.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor dje në seancë solli vendim ta suspendojë Pançevskin, i cili është i akuzuar për kurdisje të lëndëve në gjykatë përmes sistemit AKMIS:

Advertisements