Breaking News

Moska: Uashingtoni të ndalë provokimet kundër Iranit

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha në një konferencë shtypi në Moskë të mërkurën (17 korrik) se Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të zgjidhnin problemet e tyre në tryezën e bisedimeve.

“Arritja e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Iranit ka treguar se Teherani dhe Uashingtoni mund të zgjedhin dialogun si opsion,” tha ajo. E pyetur nga një gazetare rreth spekulimeve për ndërmjetësimin e mundshëm rus, Maria Zakharova u përgjigj: “Rusia beson në uljen e tensioneve në rajon. Ajo u bën thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga retorika armiqësore dhe kërcënimet “. Ajo pastaj vuri në dukje se Uashingtoni nuk duhet të provokojë Iranin. “Nëse Uashingtoni nuk pajtohet me diçka, do të duhet ta zgjidhë atë nëpërmjet kanaleve diplomatike. Ai nuk do të duhet të angazhohet në akte provokuese kundër Iranit “, tha Maria Zakharova. Në një pjesë tjetër të fjalës së saj, zëdhënësja e diplomacisë ruse tha se ndërtimi i njësisë së dytë të centralit bërthamor të Bushehrit ishte duke u zhvilluar siç ishte planifikuar. “Sipërmarrësi rus po e çon përpara projektin siç është planifikuar. Ndërtimi i centralit bërthamor të Bushehrit është projekti më i rëndësishëm që Rusia ka ndërmarrë në Iran. Njësia e parë e këtij centrali është në aktivitet të plotë dhe furnizon një pjesë të energjisë elektrike që Irani ka nevojë. Puna ndërtimore në njësinë e dytë është duke u zhvilluar”, tha ajo.

Advertisements