Breaking News

Largohet nga detyra kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde pas regjistrimit të kandidaturës për guvernatorë të Bankës Qendrore të Evropës, ka dhënë dorëheqje nga posti që e drejtonte në krye të FMN-së.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Christine Lagarde e cila më parë ishte ministre e ekonomisë së Francës, ditën e martë ka deklaruar se finalizimin e procedurës për kandidimin e saj për postin e guvernatores së Bankës Qendrore të Evropës, më datë 12 shtator do të largohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Christine Lagarde e cila njihet si zonja e të parëve, është gruaja e parë që mori drejtimin e kryesisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pas vendimit të Christine Lagarde për t’u larguar nga FMN, bordi drejtues i këtij institucioni monetar do të marrë masat përkatëse për ndryshimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri.

FMN më parë ka deklaruar se David Lipton, numri 2 i këtij institucioni monetar ndërkombëtar përkohësisht do të zëvendësojë kryetaren e FMN.