Breaking News

Zarif: Europa ende nuk është gati për të ‘investuar në shpëtimin e marrëveshjes bërthamore’

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se evropianët nuk duket gati ende për të bërë investime në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pavarësisht pretendimit të tyre se ata janë të gatshëm ta ruajnë atë.

“Evropianët pohojnë se janë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen bërthamore me Iranin, por nuk e kemi parë ende Evropën të jetë gati për një investim në këtë drejtim “, u tha ai gazetarëve pas mbërritjes në Nju Jork ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të OKB. Duke shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të ruajtur një marrëveshje ndërkombëtare “është krejtësisht ndryshe nga të qenit gati për të bërë investimet e nevojshme për ta shpëtuar atë marrëveshje dhe evropianët nuk e kanë bërë këtë ende”, tha Zarif. Zarif gjithashtu iu referua takimit të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një takimi të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe i përshkroi ato si një provë e izolimit të SHBA në botë. “Në të gjitha këto takime, janë dënuar politikat unilaterale të SHBA, tani është koha që Uashingtoni të kthehet në bashkësinë ndërkombëtare,” shtoi ai. Takimi i posaçëm i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së u mbajt të mërkurën me kërkesën e Uashingtonit për të fituar mbështetjen e Bordit të Guvernatorëve të ANEA për pretendimet e SHBA  kundër Iranit, por më në fund ky takim u shndërrua në një dështim tjetër për amerikanët.

Advertisements