Breaking News

Kina paralajmëron SHBA “të mos luajë me zjarr” në Tajvan

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara “të mos luajnë me zjarr” lidhur me Tajvanin, ndërsa parashikohet një shitje e mundshme e armëve amerikane në ishullin rebel.

Pentagoni tha të hënën se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte miratuar shitjen e armëve me vlerë 2.2 miliardë dollarë në Tajvan. “Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve të njohin plotësisht ndjeshmërinë e çështjes së Tajvanit … dhe të mos luajnë me zjarr në Tajvan”, tha të premten Ministri i Jashtëm kinez, Wang në një konferencë shtypi në Hungari. Ai theksoi se asnjë forcë e huaj nuk mund të ndalonte ribashkimin e Kinës kontinentale dhe Tajvanit dhe se nuk duhej të kishte ndërhyrje të huaja në punët e brendshme kineze. Kina e konsideron shitjen e mundshme të armëve në Tajvan si një shkelje të sovranitetit të saj mbi ishullin, i cili është i vetëqeverisur, por është pjesë e territorit kinez. Pekini ka thënë gjithashtu se do të vendosë sanksione ndaj kompanive amerikane që do t’i shesin armë Tajvanit.

Advertisements