Breaking News

Shënohet 24 vjetori i masakrës së Serbrenicës

Me mijëra persona dhe personalitete të ndryshme duke përfshirë edhe presidentin e Turqisë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Sarajevë për të përkujtuar 24 vjetorin e masakrës së Serbrenicës konsiderohet masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se kjo ceremoni është organizuar duke filluar para pallatit presidenciale të Bosnjës dhe Hercegovinës duke shprehur respekt dhe nderime për 33 trupave të viktimave të masakrës së 11 dhe 12 korrikut të vitit 1995, identiteti i të cilëve është zbuluar kohëve të fundit, ndërsa kufomat e tyre do të varrosen të enjten gjatë një ceremonie solemne në vendin memorial në afërsi të Serbrenicës.

Mbi 8000 persona meshkuj dhe femra myslimanë të Bosnjës dhe Hercegovinës brenda dhe në zonat rreth qytetit nën protektoratin e forcave paqeruajtëse të OKB-së, janë vrarë dhe masakruar nga forcat serbe në korrik të vitit 1995 gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kufomat e shumicës së viktimave janë varrosur në varreza masive që janë zbuluar në afërsi të Serbrenicës,  mirëpo mbi 1000 persona viktimave të kësaj masakre vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Zonj. Munira Subasiç të cilës i janë vrarë dy djem dhe bashkëshorti në këtë masakër, deklaroi: “E vetmja detyrë e jona është gjetja e kufomave dhe e eshtrave të fëmijëve tanë dhe nxjerrja e kriminelëve para gjykatës”. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, me këtë rast ka marrë pjesë edhe në një samit rajonal të organizuar në Sarajevë.

Edhe pse kjo masakër nga pikëpamja e gjykatave ndërkombëtare konsiderohet gjenocid, mirëpo autoritetet e Serbisë vazhdimisht insistojnë ta mohojnë atë”.

9 grup serbe për të drejtat e njeriut të mërkurën në një deklaratë, ka thënë: “Është e turpshme që deri më tani asnjë funksionarë i lartë serb nuk e ka pranuar këtë të vërtetë botërore në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Serbrenicë.

Advertisements