Breaking News

Netanjahu: Me vendet arabe kemi arritur në paqe jo zyrtare

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në një intervistë për mediat amerikane ka thënë se ky regjim dhe vendet arabe të Gjirit Persik kanë arritur një paqe jo zyrtare.

Netanjahu në intervistën e tij dhënë revistës Time ka thënë: Në kohën kur hiqni nga mendja idenë e eliminimit të Izraelit, atëherë mund të zgjidhim problemin. Qeveritë arabe përreth nesh pothuajse po ecin në këtë drejtim. Vitet e fundit janë raportuar shumë lajme mbi kontaktet e fshehta të vendeve arabe të Gjirit Persik me regjimin sionist dhe thuhet se këto vende kanë lidhje të afërta sigurie me këtë regjim. Jusi Kohan, kreu i shërbimit informativ të regjimit sionist rreth 10 ditë më parë ka pohuar se regjimi sionist jo vetëm me Egjiptin dhe Jordaninë por ka lidhje edhe me shumë vende të tjera arabe. Më herët kryeministri i regjimit sionist ka deklaruar se vendet arabe kanë ndryshuar qëndrimin dhe pozicionin e tyre lidhur me çështjen Izrael-Palestinë. Politikat e vendeve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist janë kundërshtuar nga shoqëritë dhe popujt e këtyre vendeve, Arabia Saudite vitin e kaluar ka ndërmarrë politikën e shtypjes së çdo zbulimi dhe shumë aktivistë i ka errësuar për shkak të zbulimeve të bëra në këtë çështje.

Advertisements