Breaking News

Moska: Takimi i KG i ANEA ishte një mësim për Amerikën

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë takimin e fundit të KG të ANEA e ka cilësuar një mësim i mirë për Amerikën.

Maria Zakharova, ka thënë se Amerika në vitin 2018 me një vendim të njëanshëm dhe që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare është larguar nga marrëveshja bërthamore dhe kërkon nga Irani të respektojë pikat e kësaj marrëveshjeje. zëdhënësja e MPJ të Rusisë pasi përmendi kërkesën e Amerikës drejtuar KG të ANEA për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm për të analizuar veprimet e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, këtë kërkesë e cilësoi të palogjikshme. Jo vetëm që kjo kërkesë nuk është mirëpritur dhe nuk i është kushtuar vëmendje nga anëtarët e KG të ANEA por vendet pjesëmarrëse në takim, kanë kritikuar Amerikën për shkak të daljes nga marrëveshja bërthamore, tha në fjalën e saj Zakharova. Zëdhënësja e MPJ të Rusisë tha se takimi dhe rezultati i tij ishte një mësim i mirë për Amerikën që ajo ta kuptojë se veprimet e njëanshme dhe të gabuara nuk sjelljen atë që ata presin dhe për këtë ata duhet të ndërpresin krijimin e tensioneve. Takimi i KG i ANEA u mbajt ditën e mërkurë në Vienë me kërkesë të Amerikës. Agjencia Bloomberg rezultatin e këtij takimi e ka cilësuar tërheqje të Amerikës përballë Teheranit dhe shkruan: Rezultati i takimit të KG të ANEA është domosdoshmëria e tërheqjes së Amerikës përballë Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera sepse ata e konsiderojnë qeverinë e Uashingtonit përgjegjës për krizën aktuale dhe tensionet e fundit.

Advertisements