Breaking News

Joe Biden premton kthimin në marrëveshjen bërthamore

Joe Biden, ish zv/president në Amerikë dhe kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka premtuar kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore.

 Joe Biden, në një fjalim të tij në Nju Jork, deklaroi se do të bashkëpunojë me partnerët për të forcua dhe zbatuar marrëveshjen bërthamore. Më herët Biden ka kritikuar presidentin Donald Trump dhe atë e ka cilësuar kërcënim për vendin. Joe Biden është një kritik i ashpër i Donald Trump dhe sipas statistikave ai do të jetë garuesi kryesor kundërshtar i presidentit amerikan në zgjedhjet e vitit 2020. Donald Trump më 8 Maj të vitit 2018 në formë të njëanshme tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar gjerësisht si nga faktori vendas ashtu edhe nga faktori i huaj.