Breaking News

Ministri i jashtëm anglez reagon ashpër ndaj deklaratës së Donald Trump

Njëkohësisht me shtimin e tensioneve verbale mes autoriteteve të Londrës dhe Uashingtonit, Jeremy Hunt, ministër i jashtëm i Anglisë deklaratën e Donald Trump presidentit amerikan kundër kryeministres së dorëhequr të Anglisë, e ka quajtur të turpshëm.

Jeremy Hunt, deklaratën e Donald Trump kundër Theresa May e cilësoi të turpshme dhe të gabuar dhe kërkoi respektimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Presidenti amerikan me anë të një mesazhi në Twitter ka kritikuar ashpër Theresa May kryeministre e Anglisë dhe ka shprehur kënaqësinë nga përfundimi i mandatit të saj si kryeministre. Trump gjithashtu e ka cilësuar të marrë veprimtarinë e Theresa May mbi marrëveshjen me BE për zbatimin e  BREXIT. Donald Trump po sulmon kryeministren angleze Theresa May vetëm disa ditë pasi gazeta angleze Daily Mail ka zbuluar kabllogramet sekrete të ambasadorit anglez në Uashington ku ai lidershpin e Donald Trump e cilëson të palogjikshëm dhe të paefektshëm.