Breaking News

I dërguari i Putinit informon Teheranin për takimin Rusi-Izrael-SHBA

I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin deklaroi se në një takim trilateral Moska u ka thënë zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë se stabiliteti rajonal do të ishte i paarritshëm nëse nuk do të merren parasysh interesat e Iranit.

Aleksandër Lavrentiev, i dërguari i Presidentit Putin, ka udhëtuar në Teheran me një urdhër të drejtpërdrejtë nga Putini për të dorëzuar një raport mbi një takim trepalësh që u zhvillua muajin e kaluar mes zyrtarëve amerikanë, rusë dhe izraelitë në qytetin e pushtuar të Jerusalemit. Në Teheran të martën dhe gjatë një takimi me Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Lavrentiev tha se zyrtarët rusë në këtë takim kishin theksuar interesat e Iranit. “Në këtë samit u shpreh qartë se, si një vend i fuqishëm në rajon, Irani është mik i Rusisë dhe një partner strategjik dhe se pa marrë parasysh rolin e Iranit dhe realizimin e interesave të Republikës Islamike të Iranit, arritja e sigurisë së qëndrueshme dhe efektive në rajon nuk do të ishte e mundur”, tha zyrtari i lartë rus, njoftoi IRNA. Lavrentiev tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë të pranishëm në takim u njoftuan për “pozicionin e qartë dhe të prerë të Rusisë kundër politikës joefektive të presionit maksimal ndaj Republikës Islamike”. Presidenti i SHBA Donald Trump ka tentuar një politikë të ashtuquajtur të presion maksimal ndaj Iranit që nga maji 2018, kur ai njëanshmërisht e tërhoqi Amerikën nga një marrëveshje shumëpalëshe me Iranin. Lavrentiev tha se Irani nuk mund të mbetet i angazhuar në mënyrë të njëanshme në marrëveshjen e vitit 2015, dhe t’i mohohet e drejta ligjore e tij sipas marrëveshjes, ndërkohë që vendet e tjera i injorojnë detyrimet e tyre kontraktuale. Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton, një kundërshtar i njohur i Iranit, ishte i pranishëm në takimin e Jerusalemit. Teherani dënon Boltonin, kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe disa zyrtarë rajonalë për përpjekjet e tyre për të përshkallëzuar tensionet me Iranin deri në pikën e konfliktit ushtarak. Sipas Lavrentiev, të pranishmëve u tha gjithashtu se Moska mbështet praninë ligjore të Iranit në Siri. Teherani ka ofruar mbështetje këshillimore ushtarake ndaj Damaskut përballë militantizmit dhe terrorizmit takfirist. Shamkhani, nga ana e tij, përshëndeti rrjedhën pozitive dhe zhvillimore të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ruso-iranian dhe e identifikoi reciprokisht Moskën si “mik dhe aleat strategjik” të Teheranit. Ai shprehu mirënjohje për qëndrimet “pozitive dhe të paanshme” të Rusisë në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe praninë e Iranit në Siri. Ai tha se SHBA po përpiqej të rriste tensionet dhe pasigurinë në rajon për të mundësuar shitjen më të madhe të armëve por pohoi se Republika Islamike do të vazhdonte përpjekjet e saj politike dhe mbrojtëse kundër zgjerimit të paqëndrueshmërisë në rajon, “duke mbrojtur me vendosmëri sigurinë dhe interesat e veta. “