Breaking News

Franca: Amerika mund të ulë tensionet e saj me Iranin

Ministri i jashtëm i Francës ka thënë se megjithëse Uashingtoni është larguar nga marrëveshja bërthamore, por megjithatë Amerika mund të inkurajojë dialogun me Teheranin dhe të ulë tensionet me Iranin.

Jean Yves Le Drian, i pranishëm në parlamentin francez ka thënë: Vendimi i Iranit për rritjen e nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën mbi 3.67% është një reagim i keq ndaj një vendimi të keq. Amerika edhe pse nuk është nënshkruese e marrëveshjes bërthamore mirëpo ajo mund të përdorë mundësitë e saj për të hapur një ambient dialogu me qëllim parandalimin e shtimit të tensioneve apo ndoshta parandalimin e konflikti të mundshëm. Le Drian tha se Franca synon të krijojë një ambient dialogu me qëllim që të ulen tensionet dhe të eliminohen rreziqet e mundshme. Ai shtoi se presidenti francez Emanuel Macron për këtë çështje ka biseduar si me presidentin iranian Hasan Ruhani ashtu edhe me presidentin amerikan Donald Trump. Vlen të theksohet se këshilltari diplomatik i presidentit francez sot do të takohet me Ali Shamkhani sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare dhe me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.