Breaking News

Uashingtoni edhe një herë kërcënonin Iranin me sanksione

Pas deklarimit të hapit të dytë të uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, sekretari amerikan i shtetit ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve.

Mike Pompeo duke reaguar ndaj hapit të dytë të Iranit në uljen e zotimeve të tij ka thënë se zgjerimi i fundit i programit bërthamor të Iranit do të bëhet shkak për izolimin akoma më të madh të këtij vendi. Mike Pompeo ka pretenduar se vendet duhet të zbatojnë standardet e vjetra për të mos pasur të drejtë për pasurimin e uraniumit mes tyre edhe Irani. Ulja e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore nga Irani ka nisur pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, pas vendosjes së sanksioneve të padrejta kundër Teheranit dhe pas vonesave të Evropës për të garantuar interesat e Iranit. Irani i ka dhënë 60 ditë afat kohë Evropës dhe palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që të zbatojnë zotimet e tyre sepse në të kundërt do të zbatojë fazën e dytë të uljes së zotimeve, fazë që nisi dje me prodhimin e uraniumit mbi nivelin 3.67%.