Breaking News

Kushner: Sektori ekonomik i akordit të shekullit ka dështuar

Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump ka pohuar se palestinezët janë bërë shkak për dështimin e sektorit ekonomik të planit Akordi i Shekullit gjatë takimit në Bahrejn.

Sipas gazetës sioniste Haarets, këshilltari i presidentit amerikan Jared Kushner është shprehur se grupet palestineze duke ushtruar presion mbi pjesëmarrësit në takimin anti-palestinez të Bahrejnit janë bërë shkak për dështimin e këtij takimi. Takimi i Manamasë, që ishte faza e parë e zbatimit të planit Akordi i Shekullit u mbajt më datë 25 dhe 26 qershor në kushtet kur në të gjithë botë janë organizuar protesta kundër këtij takimi. Shumë vende islamike por edhe ato jo  islamike së bashku me grupet palestineze e kanë bojkotuar këtë takim. Plani Akordi i Shekullit është propozuar nga qeveria e Donald Trump për të eliminuar të drejtat e kombit palestinez. Ky plan është thurur në bashkëpunim me disa vende arabe si Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni. Sipas planit në fjalë Kodsi i shenjtë i jepet Izraelit, të shpërngulurit palestinezë në vendet e tjera nuk kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre, ndërsa palestinezët do të kenë të drejtë sovraniteti vetëm në pjesën e mbetur të BPLJ dhe rripit të Gazës.

Advertisements