Breaking News

Kritikohet politika anti-iraniane e qeverisë Trump

Shumë senatorë dhe aktivistë politikë në Amerikë duke reaguar ndaj hapit të dytë të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, kanë kritikuar ashpër politikat anti-iraniane të Donald Trump presidentit të Amerikës kundër Iranit.

Kris Murfi senator demokrat në Amerikë në reagimin e tij ndaj shkrimit të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit në Twitter ka thënë: Vendet e tjera që kanë bindje mbi parametrat e vjetra pa pasurimin e uraniumit, besojnë se marrëveshja bërthamore ishte një rrugë pikërisht për këtë të cilën qeveria e Trump marrëzisht e ka shkelur. Sekretari amerikan i shtetit ka thënë se zgjerimi i programit bërthamor të Iranit do të bëhet shkak për izolimin e mëtejshëm dhe vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Iranit. Endru Jang kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ka thënë se në rast se sanksionet amerikane vazhdojnë, ambicia e Iranit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore kufizohet. Duke ruajtur marrëveshjen bërthamore, me Iranin duhet të futemi në negociata dhe jo në tensione. Ndërsa Irvan Dejvid Miller ish analist i DASH lidhur me vendimin e Iranit për të kaluar nivelin e 3.67% të gradës së pasurimit të uraniumit ka thënë se Trump është bërë problematik. Mat Das këshilltar ndërkombëtar i Bernie Sanders senator i shtetit Vermont gjithashtu ka përmendur çështjen e marrëdhënieve të Evropës dhe Amerikës lidhur me Iranin dhe ka thënë: Asnjë politikë tjetër nuk mund të dëmtonte marrëdhëniet mes Evropës dhe Amerikës sesa politika e marrë e Donald Trump mbi Iranin. Behruz Kamalvandi zëdhënësi i AEAI dje njoftoi zbatimin e hapit të dytë të Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se Irani ka nisur prodhimin e uraniumit të pasuruar mbi gradën 3.67%.