Breaking News

Irani do të zbatojë marrëveshjen bërthamore saktësisht sipas metodës evropiane

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të Evropës ku Irani është kritikuar për shkak të veprimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka thënë se Irani këtej e tutje do të zbatojë zotimet e tij pikërisht sipas metodës evropiane.

Muhamed Xhavad Zarif, deklaroi se deri në kohën kur tre vendet evropiane të zbatojnë zotimet e tyre ekonomike, Irani do të zbatojë zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Zarif ndër të tjera shtoi: Nga ky moment e tutje, Irani rreth zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore do të veprojë në atë formë që veprojnë evropianët. Shefja e politikës së jashtme të BE dhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin mbi shtimin e nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradë të ulët në Iran dhe kanë pretenduar se zotimet e Evropës varen nga zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Evropianët në këtë deklaratë nga Irani kërkuan që të ulë nivelin e prodhimit në kuotën e caktuar nga marrëveshja bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.