Breaking News

Boris Johnson i vendosur për zbatimin e BREXIT

Kandidati për postin e kryeministrit në Angli ka thënë se Jeremy Corbyn kreu i partisë laburiste duhet të heqë dorë nga gara për kryeministër.

Boris Johnson ish ministër i jashtëm i Anglisë ka thënë: Në fillim duhet zgjidhur çështja e Brexit deri më 31 tetor dhe të dalim nga BE dhe më pas politika në Angli të marrë frymë lirshëm. Këtë javë mbushen tre vjet që kur Britania votoi për t’u shkëputur nga Bashkimi Evropian, por pati pak festime të mëdha apo protesta, pasi pasojat e referendumit vazhdojnë ta mbajnë vendin në kaos politik. Analistët thonë se dorëheqja e Kryeministres Theresa May muajin e kaluar ka rritur mjaft gjasat që Britania të dalë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje në tetor, ndërsa kandidatë me pikëpamje më agresive ndaj BE-së kanë hyrë në garë për zëvendësimin e zonjës May. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, ligjvënësit po përgatiten për zgjedhje të mundshme të përgjithshme për t’i dhënë fund ngërçit. Tre vjet të shoqëruar me dy dorëheqje kryeministrash, një ekonomi të lëkundur dhe një shoqëri të ndarë. Dhe vazhdon pasiguria e madhe rreth asaj se kur apo nëse Britania do të shkëputet nga Bashkimi Evropian. Britania është në kaos dhe pa një diagnozë të mirë. “Pasoja më e rëndësishme e faktit që Brexit-i po merr kaq shumë kohë për t’u realizuar ka qenë shkatërrimi absolut i besimit në politikë”, thotë Anand Menon nga Programi Mbretëria e Bashkuar në një Evropë në Ndryshim.

Advertisements