Breaking News

Bolton vlerëson veprimin e Kosovës kundër Hezbullahut

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Amerika ka vlerësuar vendimin e Kosovës për njohjen e Hezbullahut si grup terrorist.

Përmes një dekreti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga institucionet vendase të sigurisë hartimin e një liste dhe masa kufizuese ndaj personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste. Dekreti që hyn në fuqi menjëherë kërkon që deri në hartimin e listës, Kosova të respektojë listën e Bashkimit Europian të organizatave terroriste, e cila është rifreskuar janarin e këtij viti. “Si pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”, thuhet në deklaraten e zyrës së presidentit. Në listën e BE-se për zbatimin e masave specifike për luftën kundër terrorizmit gjenden 21 grupe apo etnitete dhe 15 persona. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.

Advertisements