Breaking News

Lavrov: Po shqyrtojmë sulmin e Izraelit kundër Sirisë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se vendi i tij do ta shqyrtojë sulmin ajror të regjimit sionist kundër pozicioneve të ushtrisë siriane.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka reaguar pas agresionit ajror të regjimit sionist kundër disa rajoneve në provincën Damask dhe Homs të Sirisë dhe ka deklaruar se Moska do të shqyrtojë këto sulme ushtarake.

Ai gjithashtu ka kërkuar respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Sistemet e mbrojtjes kundërajrore të Sirisë në orët e para të ditës së sotshme i janë kundërpërgjigjur raketave sporadike të avionëve luftarakë të regjimit sionist në rajonet e Damaskut dhe pjesës qendrore të Sirisë, ndërkohë që burimet siriane kanë bërë të ditur se si pasojë e këtij sulmi janë vrarë gjashtë civilë sirianë.

Advertisements