Breaking News

KQZ jep shifrën zyrtare: Pjesëmarrja në votime 21.6%

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit. Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që raportoi se 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës. Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës. Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit. Mirëpo, ashtu siç pritej, Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. Bardhi lexoi edhe rezultatet, sipas PD-së, në të gjitha bashkitë e vendit. Edhe kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama. KQZ deklaroi pak minuta më parë se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 21.6%.

Advertisements