Breaking News

Irani nuk tërhiqet përball presioneve të armiqve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Teherani nuk tërhiqet përball presionit të armiqve, theksoi: “Armiqtë duhet të flasin me gjuhën e respektit me popullin iranian”.

Muhamed Xhavad Zarif ditën e hënë në një ceremoni për manifestimin e ditës kombëtare të industrisë dhe minierave në Teheran, deklaroi: “Presionet të cilat po ushtron aktualisht Amerika ndaj Iranit, janë pikërisht për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të politikave të Uashingtonit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në përballje me Teheranin”.

Zarif duke thënë se aktualisht Irani në sferat frontale nuk është një pozitë të dobët, shtoi: “Amerikanët në sferën ekonomike duke shfrytëzuar rast afatmesme që ekziston si rezultat i sundimit të dollarit mbi sferën ekonomike, janë munduar të ushtrojnë sa më shumë presion kundër Iranit, mirëpo në të vërtetë ata kanë krijuar probleme për vete”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim vuri në dukje veprimet e disa vende si Rusia, India, Turqia dhe Kina për heqjen graduale të dollarit amerikan nga shkëmbimet e tyre tregtare me vendet e tjera, deklaroi: “Iniciativa të tilla do të thotë rënia e rolit të dollarit amerikan në të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Zarif në lidhja me zbatimin e mekanizmit special financiar të Evropës dhe Iranit (INSTEX), deklaroi: “INSTEX ka vlerë strategjike për arsye se edhe aleatët më të afërt të Amerikës janë duke u distancuar nga Uashingtoni në marrëdhëniet e tyre ekonomike”.

Muhamed Xhavad Zarif në fund tha se evropianët kanë pretenduar se kanë bërë qarkullimin e parë financiar nëpërmjet INSTEX, por theksoi: “Zotimet e evropianëve janë shumë të mëdha se sa INSTEX”.

Advertisements