Breaking News

Corbyn: Theresa May tragjedinë më të mëdha njerëzor në botë po e shikon si rast për shitjen e armatimeve!

Pas takimit të Theresa May dhe Muhamed bin Selman në margjinat e samitit të G-20 në Japoni, Jeremy Corbyn kritikuar Theresa May për marrëdhëniet e afërta me aleatin e saj luftarak.

Agjencia e lajmeve ISN njoftoi se Theresa May, kryeministrja e Anglisë, në një takim 20 minutash me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite, ka kërkuar nga ai që të bashkëpunojë me OKB për të gjetur një rrugëzgjidhje për konfliktin e Jemenit dhe gjithashtu ka kërkuar fillimin e procesit të transparencës për ta bërë të qartë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Jeremy Corbyn, lideri i partisë laboriste të Anglisë, ka thënë se Theresa May nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për t’i dërguar mesazhin e qartë Bin Selman se Anglia kundërshton veprimet e princit të kurorës së Arabisë Saudite.

Gazeta britaneze “Indipendent” njoftoi se lideri i partisë laboriste ka deklaruar: “Ajo duhet të konfirmojë se qeveria e Anglisë në mënyrë urgjente ndërprenë shitjen e armatimeve regjimit Al Saud të Arabisë Saudite dhe Bin Selmanin e konsideron përgjegjës për të dhënë përgjegjësi për vrasjen barbare të gazetarit Jamal Khashoggi”.

Corbyn shtoi: “Anglia ka dërguar 4.6 miliard pound armatime në luftën e Jemenit. Deri në fund të këtij viti gati një çerek milion njerëz do të vriten në luftën e Jemenit që mbi gjysma e tyre janë të moshës nën 5 vjeçare”.

Corbyn theksoi: “Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe e ka kuptuar se qeveria e Anglisë nuk ka bërë kurrfarë veprimi për arritjen e një konkludimi në lidhje me shkeljen e ligjeve njerëzore ndërkombëtare ndaj ana e koalicionit agresor saudit kundër Jemenit”.