Breaking News

Pacolli reagon për “katastrofën humanitare” në veri

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj skenarit të Serbisë për “katastrofën humanitare në veri”.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999, kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë. “Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën. Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj. Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente. Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë”, ka shkruar në Facebook, Pacolli. Ndryshe edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për skenarin e Serbisë rreth një “katastrofe humanitare” në veri të vendit.

Advertisements