Breaking News

Në Japoni fillon punimet samiti i Grupit-20

Samiti i 14-të i liderëve të Grupit-20 ka filluar punimet sot (të premten) nën hijen e mosmarrëveshjeve tregtare të Amerikës me disa shtete anëtare të këtij samiti, në qytetin Osaka në perëndim të Japonisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zhvillimet në rajonin Azisë Perëndimore, lufta tregtare e Amerikës me Kinën dhe Indinë, çështjet e armëve bërthamore në Gadishullin Korean dhe ndryshimet klimatike janë prej temave kryesore dhe të rëndësishme të këtij samiti dyditor të kryesuar nga Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë.

Amerika, Franca, Gjermania, Kina, Rusia, Indonezia, Turqia, Argjentina, India, Afrika e Jugut, Anglia, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Australia, Brazili, Kanadaja, Koreja Jugore, Meksika dhe Bashkimi Evropian janë anëtarët e Grupit-20.

Ministrat e ekonomisë dhe guvernatorët e bankave qendrore të këtyre vendeve gjithashtu marrin pjesë në samitin e Grupit-20.

Grupi-20 ka në dispozicion 85% të ekonomisë së botës dhe është formuar në vitin 1999 me qëllim të inkuadrimit të fuqive ekonomike dhe të reja në çështjet përkatëse me ekonominë globale.

Advertisements