Breaking News

Musavi: INSTEX duhet t’i përgjigjet nevojave të Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se vendosja në funksion të kanalit special financiar mes Iranit dhe Evropës (INSTEX), duhet t’i përgjigjet nevojave të Iranit dhe nëse ky mekanizëm nuk do të ketë funksion efikas, atëherë hapat e tjerë të Iranit do të jenë të prerë.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në lidhje me zbatimin e mekanizmit të propozuar INSTEX nga ana e shteteve evropiane, deklaroi: “Zbatimi i këtij mekanizmi të propozuar deri më tani është përballur me vonesë për shkak të disa sabotimeve”.

Musavi shtoi: “Pas përcaktimit të ultimatumit nga ana e Iranit, shtetet evropiane anëtare të marrëveshjeve bërthamore kanë filluar veprimet për ta përshpejtuar procesin e zbatimin e mekanizmit INSTEX, mirëpo këto veprime nuk janë të mjaftueshme”.

Ai gjithashtu në lidhje me takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme dhe drejtorëve politikë të Iranit, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Rusisë dhe Kinës që do të zhvillohet sot në Vjenë të Austrisë, deklaroi: “Ky takim është rasti i fundit i anëtarëve të mbetur në marrëveshjen bërthamore për të zbatuar zotimet e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore dhe ndaj Iranit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: “Hapat e ardhshëm të Republikës Islamike të Iranit varen nga veprimet konkrete të shteteve evropiane në lidhje me marrëveshjen bërthamore”.

Advertisements