Breaking News

Amerika i drejtohet NATO-s: Nuk synojmë luftë me Iranin

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të mbrojtjes pasi është përballur me paralajmërimin e NATO-s në lidhje me çfarëdo lloj konflikti në Gjirin Persik, pretendoi se Uashingtoni nuk kërkon luftë me Iranin.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Mark Esper, ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, ditën e enjte në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në Bruksel i ka siguruar aleatet e Uashingtonit në këtë organizatë se Amerika nuk kërkon luftë me Iranin.

Mark Esper shtoi: “Uashingtoni njëkohësisht me këtë, nuk mund të durojë një ngjarje tjetër”.

Amerika po bënë përpjekje që ta fajësojë Iranin për shpërthimin në zjarr të anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit.

Raportet e mediave tregojnë se në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s i cili është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly ka paralajmëruar nuk duhet ta fusë NATO-n në asnjë konflikt tjetër në Gjirin Persik.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Mark Esper në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel nuk ka mundur të fitojë një mbështetje të fortë për të krijuar një koalicion kundër Iranit.

Advertisements