Breaking News

Trump: Nuk nxitojmë rreth Iranit

Presidenti amerikan në një bisedë me kryeministrin e Indisë ka pretenduar se sa i përket Irani nuk ka asnjë nxitim.

Donald Trump në takimin që pati me Narenda Mudi kryeministër i Indisë, ka pretenduar se për një akord me Iranin nuk ka nxitim dhe se nuk ekziston asnjë presion kohe. Ai ka thënë: Sa i përket Iranit ne kemi shumë kohë, nuk nxitojmë aspak. Ata mund ta kenë mendjen e fjetur. Shpresoj që në fund të fund, rrjedha të shkojë mirë. Një ditë më parë Trump ka thënë se nëse autoritetet e Iranit nuk arrijnë marrëveshje me atë, ata janë egoistë. Ai përpara nisjes për të marrë pjesë në takimin e grupit G-20 në përgjigje të pyetjes nëse topi aktualisht ndodhet në fushën e Iranit ka thënë; Topi nuk është në asnjë fushë. A e dini se? Irani mund të bëjë atë që dëshiron. Nuk ka asnjë problem. Unë kam shumë kohë, mirëpo ata kanë një vend të përfshirë nga trazira ekonomike. Presidenti amerikan megjithëse ka ndërmarrë masa agresive si futja e gardës revolucionare në listën e grupeve terroriste, ushtrimi i presioneve dhe trysnive ndaj vendeve blerëse të naftës iraniane, dërgimin e bombarduesve dhe anijeve në rajon, ai deri më tani nuk ka mundur të realizojë objektivat e tij kundrejt Iranit. Trump pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë politikën e presioneve maksimale kundër Iranit, me qëllim që ta tërheqë Iranin në tryezën e bisedimeve.