Breaking News

Takim trepalësh mes Iranit, Rusisë dhe Kinës në Vienë

Përfaqësuesit e Iranit, Rusisë dhe Kinës ditën e enjte janë mbledhur në Vienë në kuadër të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Ky takim është organizuar me praninë e Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Takimi më i fundit i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot me praninë e zv/ministrave dhe drejtorëve politikë të 4 vendeve të mbetura në marrëveshjen bërthamore. BE ka deklaruar se në takimin e radhës të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, do të analizohen rrugët e përballjes me sfidat e krijuara pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Takimi i komisionit në fjalë mbahet në kohën kur Irani në përvjetorin e parë të tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, me anë të një deklarate të këshillit suprem të sigurisë kombëtare uli disa nga zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe përcaktoi një afat kohor prej 60 ditësh që palët e tjera të zbatojnë zotimet e tyre sidomos në sektorin financiar dhe bankar. Gjermania, Franca dhe Britania kanë premtuar se pas tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ata do të garantojnë interesat ekonomike të Iranit për ruajtjen e marrëveshjes në fjalë. Me gjithë krijimin e sistemit INSTEX, këto vende deri tani nuk kanë vepruar konkretisht për garantimin e interesave të Iranit.