Breaking News

Miratohet buxheti ushtarak i Amerikës në Senat

Senati amerikan ka miratuar buxhetin prej 750 miliard dollarësh për sektorin ushtarak.

Votimi për miratimin e buxhetit ushtarak të qeverisë amerikane në Senat u mbajt dje dhe është votuar me 86 vota pro kundrejt 8 votave kundër. Votimi për një nen që ka lidhje me Iranin pritet të mbahet sot. Tim Kaine dhe Tom Udall dy senatorë amerikanë kanë hartuar një plan me anë të të cilit çdo veprim ushtarak kundër Iranit duhet të bëhet me këshillimin dhe aprovimin e kongresit. Ky plan është hartuar në kohën kur Donald Trump javën e kaluar menjëherë pas rrëzimit të avionit spiun amerikan në territorin iranian, njoftoi se kishte në plan të sulmonte Iranin mirëpo u tërhoq nga vendimi vetëm 10 minuta para nisjes së sulmit. Më 20 qershor sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit ka rrëzuar një avion spiun amerikan të tipit Global Hawk i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit.

Advertisements