Breaking News

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë: Droni amerikan kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev deklaroi në negociata me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Xhon Bolton dhe Kryeministrin izraelit Netanjahu se ushtria ruse ka informacion të saktë se droni i SHBA, i shkatërruar në një incident më 20 qershor, u qëllua në hapësirën ajrore iraniane duke konfirmuar kështu informacionin dhënë më parë nga Teherani.

Irani deklaroi se droni spiun kishte shkelur hapësirën ajrore të tij dhe nuk iu përgjigjet paralajmërimit të shumëfishtë para se të qëllohej nga një raketë iraniane. Irani gjithashtu vuri në dukje se në të njëjtën kohë forcat e tij zbuluan një aeroplan spiun P-8 Poseidon me 35 ushtarakë në bord, i cili gjithashtu shkeli hapësirën ajrore të vendit, por zgjodhi të mos e qëllonte për të shmangur viktimat. Patrushev, për më tepër, i quajti “të papranueshme” përpjekjet e SHBA për të paraqitur Iranin si një kërcënim për rajonin njësoj si organizatat terroriste të tilla si ISIS. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton nga ana e tij preku çështjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe tha: “Presidenti amerikan e ka mbajtur derën e hapur për negociata të vërteta. Gjithçka që Irani duhet të bëjë është që të ecë në këtë derë të hapur”. Ky pretendim i Bolton bëhet ndërkohë që SHBA kanë vendosur sanksionet me të ashpra ndaj Iranit dhe Teherani ka theksuar se nuk do të pranojë negociata nën presion.

Advertisements