Breaking News

Guterres thekson uljen e tensioneve në Gjirin Persik

Sekretari i përgjithshëm i OKB e ka quajtur të domosdoshëm uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe shtoi se bota nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt në këtë rajon.

Antonio Guterres, në një takim të mbajtur në Lisbonë ka thënë: Duhet të parandalohet çdo faktor që mund të ngjallë tensione në rajonin e Gjirit Persik. Aleksandra Valeci zëdhënëse e Guterres gjithashtu ka bërë të njëjtën deklaratë dhe ka thënë se Amerika duhet të heqë dorë nga veprime që mund të çojnë në shtimin e tensioneve në Gjirin Persik. Kohët e fundit Amerika ka dërguar trupa shtesë në rajonin e Gjirit Persik dhe ka shtuar sanksionet sidomos ato të naftës kundër Iranit. Më 20 qershor Irani ka rrëzuar një avion spiun amerikan i cili ishte futur në hapësirën ajrore të Iranit në rajonin Hormuzgan.

Advertisements