Breaking News

Evropa nuk ka sovranitet edhe brenda kufijve të saj

Irani thotë se tani është i bindur se mosgatishmëria politike e evropianëve dhe pa mundësia e tyre, nuk janë faktorë që Evropa të fajësohet për dështimin e saj për të përmbushur angazhimet sipas marrëveshjes 2015.

Vërejtjet janë bërë nga zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështjet Politike Abas Eragçi në një takim me zëvendës sekretarin e Jashtëm Britanik për Lindjen e Mesme Andrew Morrison në Teheran. “Ne jemi të bindur se mungesa e angazhimit të Evropës ndaj zbatimit të zotimeve të saj në kuadër JCPOA nuk është për shkak të paaftësisë së saj, por për shkak të mungesës së vendosmërisë”, tha Eragçi. “Evropa nuk është e gatshme të paguajë asnjë kosto për ruajtjen e JCPOA,” shtoi ai. “Kompanitë evropiane nuk guxojnë të mos i binden urdhrave të Departamentit të Thesarit të SHBA, që do të thotë mungesë e sovranitetit të Evropës, madje brenda kufijve të saj”, shtoi Eragçi. Më 8 maj, në përvjetorin e parë të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, Irani njoftoi se do të pezullonte zbatimin e disa prej angazhimeve të tij sipas marrëveshjes, duke shtuar se do të ndalonte eksportimin e uraniumit të tepërt dhe ujit të rëndë, duke vendosur një afat 60 ditor për pesë palët e mbetura të marrëveshjes për të marrë masa konkrete drejt sigurimit të interesave të Iranit përballë sanksioneve amerikane. Në komentet e tij të së dielës, Eragçi tha se vendimi për të reduktuar angazhimet e Iranit nën JCPOA është një vendim kombëtar dhe i pakthyeshëm dhe Teherani do të vazhdojë të ulë angazhimet e veta derisa kërkesat e tij të përmbushen. Më parë gjatë ditës, Irani u zotua se do të pezullonte edhe më shumë angazhime nëse evropianët nuk veprojnë seriozisht sipas marrëveshjes.