Breaking News

Amerika që ka vrarë miliona njerëz, shqetësohet për jetën e 150 iranianëve?!

Presidenti i një Amerike që vrau miliona civilë në Irak, Afganistan, Siri, Libi dhe Vietnam, thotë se ai ndjehet përgjegjës për jetën e 150 iranianëve që mund të ishin vrarë në një sulm hakmarrës të SHBA kundër Iranit. A është e besueshme?

Abdel Bari Atwan, kryeredaktor i të përditshmes Rai al-Youm, shkroi të dielën (23 qershor) në editorialin e kësaj gazete se Shtetet e Bashkuara kishin humbur tashmë raundin e parë të luftës kundër Iranit dhe Frontit të Rezistencës që ai drejton. “Pas dështimit të tyre përballë frontit iranian, Shtetet e Bashkuara janë bërë një superfuqi e rraskapitur dhe e grisur tek e cila aleatët e tyre izraelitë dhe arabë nuk mund të besojnë më. Ishte Donald Trump i cili ngriti flamurin e bardhë në përballjen e parë të vërtetë me Iranin. Mbrojtja ajrore e Republikës Islamike të Iranit rrëzoi, me një raketë iraniane, jo ruse, kineze apo amerikane, një dron gjigand shumë të shtrenjtë të industrisë ushtarake amerikane dhe Donald Trump megjithatë refuzoi të kundërpërgjigjet. Goditja e vërtetë që mori Donald Trump në këtë përballje të parë reale Iran-SHBA, është se ai duket tani në sytë e aleatëve të tij si një president gënjeshtar, frikacak dhe i ngathët. Të gjitha ato që Trump thotë për vendimin e tij për të anuluar një sulm kundër Iranit dhjetë minuta para se të fillonte është si një shfaqje teatrale që nuk mund të bindë as një fëmijë dhjetë vjeç. Por ky nuk është aspekti i vetëm i këtij incidenti që diskrediton Shtetet e Bashkuara; pas shkatërrimit të dronit Global Hawk nga mbrojtja ajrore Iraniane, amerikanët thanë se droni spiun fluturoi mbi ujërat ndërkombëtare, ndërsa iranianët ishin të shpejtë për të bërë publike imazhet që tregonin se droni kishte shkelur hapësirën e Republikës Islamike të Iranit. Presidenti i një Amerike që vrau miliona civilë në Irak, Afganistan, Siri, Libi dhe Vietnam, thotë se ai ndjehet përgjegjës për jetën e 150 iranianëve që mund të ishin vrarë në një sulm hakmarrës të SHBA. A mund ta besojmë këtë? A është e mundur të shqetësoheni për jetën e civilëve iranianë, ndërkohë që i ndëshkoni me sanksione? “, shkruan Abdel Bari Atwan. Analisti i famshëm i botës arabe pastaj u ndal në teknologjinë e përparuar që iranianët sapo kanë fituar nëpërmjet rikuperimit të mbetjeve të dronit amerikan. “Irani ka rikuperuar mbetjet e një droni 14 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë. Kjo është një pajisje shumë e fuqishme e spiunazhit me sensorë specialë që aktualisht ndodhet në duart e iranianëve. Teknologjia, e përdorur në këtë dron, i cili ishte në gjendje të filmonte dhe fotografonte nga një lartësi prej 20 kilometrash, tani do t’i shërbejë industrisë ushtarake iraniane. Në mbështetje të këtij pohimi vjen një version i ri i një droni amerikan që Irani e kapi mbi kufirin afgan në vitin 2011. Ky version u zbulua në një nga paradat ushtarake në Iran. Pas shkatërrimit të dronit shumë të sofistikuar të SHBA nga raketa iraniane, Tel Avivi dhe monarkitë arabe të Gjirit Persik, të cilët i fërkonin duart e tyre për atë që ata e konsideronin supremaci e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, papritmas u ngrysën dhe u ngërdheshën. Uashingtoni po lëviz nga një katastrofë në tjetrën dhe është angazhuar në shumë konflikte ushtarake dhe ekonomike në të gjithë globin. Të vetëdijshëm për atë që po bëjnë, Shtetet e Bashkuara po e udhëheqin botën drejt shkatërrimit dhe rënies për arsyen e vetme që ata udhëhiqen nga një president i pavendosur, i cili ndryshon lehtësisht mendjen, një president i pavendosur i rrethuar nga këshilltarë me mendime të cekëta dhe vizione sipërfaqësore. Edhe më keq, një president që ka aleatë të fituar nga frika, si Izraeli dhe monarkitë arabe të Gjirit Persik. Irani në fakt ka demonstruar një kapacitet të rëndësishëm ushtarak, duke dëshmuar se është gati të përballet me Shtetet e Bashkuara, presidenti i të cilave ka dështuar në të gjitha projektet e tij në Lindjen e Mesme, projekte të financuara nga aleatët e tij arabë. Tani, Irani, i cili ka arritur të rrëzojë dronin spiun amerikan, nuk ka më nevojë të mbyllë Ngushticën e Hormuzit dhe e gjitha ajo që duhet të bëjë është të presë për një tjetër gabim nga ana e amerikanëve, ndaj të cilit iranianët do të përgjigjen me një mënyrë të shpejtë dhe të rreptë. Në fakt, Irani po shijon ditët e tij më të mira, falë pavarësisë së tij, aftësive dhe planeve shumë të mira ushtarake dhe politike të tij. Kombi iranian mbështetet në një udhëheqës, i cili është shumë i njohur me lojërat psikologjike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është mëse e mjaftueshme për situatën aktuale. Është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara janë një superfuqi me 4,000 armë bërthamore, 10 aeroplambajtëse, dy milionë ushtarë, gjashtë flota, qindra anije luftarake dhe 2,000 avionë luftarakë, por ne nuk duhet të harrojmë në të njëjtën kohë që po kjo superfuqi tashmë ka dështuar në Vietnam, Irak, Siri dhe Afganistan dhe gjithashtu mund të pësojë një disfatë tjetër kundrejt Iranit. “