Breaking News

Në Spanjë shkatërrohet një rrjet i burimeve financiare të terroristëve që veprojnë në Siri

Qeveria e Spanjës ka njoftuar për zbulimin dhe shkatërrimin e një rrjeti që siguronte burime financiare për grupet terrorist që veprojnë në Siri.

Kanali televiziv Al Arabija ditën e mërkurë raportoi se qeveria e Spanjës ka deklaruar se forcat e sigurisë së këtij vendi gjatë operacioneve të tyre në Madrid, Valencia dhe Toledo kanë arrestuar anëtarët e një rrjeti aktiv në fushën e transferimit të parave për grupin terrorist Fronti Nusra dhe për grupet e tjera terroriste që veprojnë në Siri.

Grupi terrorist Fronti Nusra ose Tahrir Sham është degë siriane e organizatës terroriste Al Kaida që ka kryer shumë krime çnjerëzore në Siri dhe ndodhet në listën e grupeve terroriste të OKB.

Pavarësisht sukseseve dhe fitoreve të ushtrisë së Sirisë në çlirimin e territoreve të pushtuara nga terroristët, disa grupe terroriste si Fronti Nusra akoma veprojnë në disa rajone të këtij vendi dhe vazhdimisht sulmojnë popullatën civile në qytete të ndryshme.

Advertisements