Breaking News

Kina gati për luftë të gjatë tregtare me SHBA

Organi kryesor i Partisë Komuniste të Kinës theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gabuara nëse nënvlerësojnë vullnetin e popullit kinez për të luftuar një luftë tregtare, duke theksuar se Pekini është gati për një luftë të gjatë ekonomike me Uashingtonin.

“Kina nuk do të ketë frikë nga ndonjë kërcënim apo presion nga Shtetet e Bashkuara që të shkallëzojnë fërkimet ekonomike dhe tregtare. Kina nuk ka zgjedhje, as rrugë shpëtimi, dhe vetëm do të duhet ta luftojë deri në fund këtë luftë,” thuhet në komentin e botuar të dielën në gazetën Qiushi. “Askush, asnjë forcë nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e çeliktë të popullit kinez dhe forcën dhe këmbënguljen e tij për të luftuar çdo luftë”, thekson Qiushi duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po përpiqet për të penguar rritjen teknologjike kineze. SHBA dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë, janë në mes të një lufte tregtare një vjeçare, të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se mund të shkurtojë prodhimin ekonomik global me 0.5 për qind ose rreth 455 miliardë dollarë në vit.

Advertisements