Breaking News

Izraeli frikësohet nga një luftë SHBA-Iran?

Ndërkohë që amerikanët dhe sauditët po garojnë me zell për të akuzuar pa prova Iranin për përfshirje në incidente në Gjirin Persik, Izraeli po rri urtë. Pse?

Sipas një artikulli të Rai al-Youm të shkruar nga Abdel Bari Atwan, përgjigjja ka të ngjarë të gjendet në Jemen, ku surprizat janë duke u shtuar. “Raketa cruise që goditi aeroportin Abha në jug të Arabisë Saudite, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, shqetëson Izraelin. Dhe nëse ky lloj rakete me një rreze prej 2,500 kilometrash bie  nga veriu dhe jugu mbi Izrael, a do të ishte e aftë Kupola e Hekurt t’i kapte ato? Në fund të fundit, miti i pamposhtësisë së baterive Patriot u thye në mbretërinë Saudite nën goditjet e dronëve dhe raketave të Jemenit. Në dritën e një konfrontimi të mundshëm ushtarak amerikano-iranian, frika mbetet në frontin e brendshëm, por edhe jashtë Izraelit. Izraeli e di mirë se në rast të një lufte të tillë, ai nuk do t’i shpëtojë një reagimi të ashpër ushtarak, qoftë nga Irani apo aleatët e tij, Hezbollahu, Hamasi apo Xhihadi Islamik. ” Në një pjesë tjetër të komentit të tij, Atwan diskuton për efektet psikologjike të bombardimeve të Ansarallah dhe sulmeve me raketa balistike në objektet me rëndësi jetike në “Arabinë Saudite, sulme që fjalë për fjalë u hoqën gjumin zyrtarëve izraelitë”. Në këtë kontekst, autori shkruan: “Netanjahu është i vetëdijshëm: sulmi raketor i Ansarallah kundër aeroportit ndërkombëtar Abha në Arabinë Saudite përçon një mesazh: Aeroporti i ardhshëm mund të jetë ai i Tel Avivit dhe raketat mund të lansohen nga veriu ose nga jugu, ose dhe më keq, nga të dyja anët. Sidomos pasi që qeveria e Tel Avivit dhe kolonët izraelitë i kujtojnë shumë mirë ato 150 000 raketa që janë drejtuar drejt Izraeli. Në këtë kontekst, as Kupola e Hekurit dhe as Grushti i Davidit nuk do të kishin shumë fajde. Mbetet forca ajrore izraelite, e cila gjithashtu tregoi mangësitë e saj në fillim të majit në Gaza. ” Dhe për të përfunduar: “Ditët e ardhshme do të jenë të pasura me surpriza të këqija për Amerikën, Izraelin dhe aleatët e tyre : politika e presionit maksimal ndaj Iranit priret të kthehet kundër vetë njerëzve që e zbatuan… “

Advertisements