Breaking News

Irani prezanton masat e marra për reduktimin e angazhimeve bërthamore

Irani do të nxjerrë detaje të rëndësishme në lidhje me masat që ka marrë deri më tani për të pezulluar disa nga angazhimet e tij nën një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, pasi Shtetet e Bashkuara e braktisën në mënyrë të njëanshme këtë marrëveshje.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi të dielën se Organizata e Energjisë Atomike e Iranit në një konferencë shtypi të hënën do të publikojë “informacion shumë të rëndësishëm” lidhur me “rritjen pa kufi të rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit”, si dhe masat e marra për t’u përgatitur për fazën e dytë të pezullimit të detyrimeve të Iranit. Konferenca do të mbahet të hënën në objektin e reaktorit të ujit të rëndë Arak, me më shumë se 70 përfaqësues të mediave. Masat më të fundit të ndërmarra nga Irani për të ri-dizajnuar reaktorin kërkimor në Arak dhe për të rritur prodhimin e ujit të rëndë në këtë objekt gjithashtu do të detajohen gjatë seancës së ditës së hënë, shtoi raporti i Tasnim. Më 8 maj, një vit që nga dalja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, Teherani njoftoi vendimin për të reduktuar angazhimet e veta dhe dha një afat prej 60 ditësh për palët e tjera të marrëveshjes për të siguruar që Irani të jetë në gjendje të marrë favoret ekonomike të parashikuara në këtë marrëveshje. Të shtunën, zëvendësministri i jashtëm i Iranit Abas Erakçi theksoi se afati 60-ditor i Iranit nuk do të zgjatej në asnjë mënyrë.

Advertisements