Breaking News

Ruhani; Zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Moskë i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi zgjerimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve Teheran-Moskë duke i cilësuar ato të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Presidenti iranian Hasan Ruhani dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar zgjerimin e lidhjeve të biznesit mes dy shteteve në një sërë fushash, veçanërisht në sektorin e energjisë, pavarësisht sanksioneve të njëanshme të Uashingtonit. Të dy palët u takuan të premten në margjinat e Samitit të 19-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit. Ruhani përshëndeti “ritmin e mirë” të zbatimit të marrëveshjeve ekonomike midis Teheranit dhe Moskës, veçanërisht në fushën e energjisë. “Takimi i Komisionit të Përbashkët Iran-Rusi për Bashkëpunim që do të mbahet në Teheran javën e ardhshme do të përshpejtojë këtë proces,” tha ai. “Duke miratuar një ligj mbi tregtinë me Euroazinë në Parlament, ne do të sigurojmë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, gjë që do të përshpejtojë bashkëpunimin e biznesit,” vuri në dukje ai. Putin, nga ana e tij, tha se vendi i tij “mbetet i interesuar të jetë i pranishëm dhe të investojë në sektorin e energjisë [të Iranit] dhe është i angazhuar të bashkëpunojë në një gamë të gjerë fushash me interes për të dy vendet”. Në fund të majit, gjiganti rus i energjisë Gazprom kishte deklaruar se po vlerësonte pjesëmarrjen e mundshme në projektet e energjisë në Iran. “Që nga sot ne jemi në fazën e marrjes në konsideratë të pjesëmarrjes sonë në projekte në Iran,” tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Gazprom Vitali Markelov më 28 maj. “Një komitet i përbashkët koordinimi me palën iraniane është kërijuar për këtë çështje,” shtoi Markelov. Në bisedimet e tyre të premten, Ruhani dhe Putin premtuan gjithashtu të rritin marrëdhëniet Teheran-Moskë në fusha të tjera bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare pavarësisht sanksioneve të SHBA. “Pavarësisht nga problemet ekzistuese, marrëdhëniet tregtare të të dy vendeve po zhvillohen,” tha Putin në takim. Ai gjithashtu u zotua se vendi i tij do të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar me Iranin për ndërtimin e njësive të reja në centralin bërthamor Bushehr.

Advertisements