Breaking News

Ankaraja: Gjuha e SHBA është e papranueshme

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga vendimi për të blerë sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, duke hedhur poshtë çdo ultimatum mbi këtë çështje, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA se kjo do të çojë në përjashtimin e Ankarasë nga programi i avionit luftarak F-35.

“Gjuha dhe përmbajtja e letrës së Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Patrick Shanahan, janë të papranueshme dhe nuk do ta bëjnë Turqinë të heqë dorë nga vendimet e saj. Turqia bleu sistemet S-400, që do të dorëzohen dhe do të vendosen në Turqi, ” tha të enjten Cavusoglu gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian në Ankara. “Nëse ka shqetësime rreth S-400, duhet të krijojmë një grup pune me pjesëmarrjen e NATO-s”, shtoi ministri turk. Një numër shtetesh anëtare të NATO-s e kanë kritikuar Turqinë për blerjen e sistemeve ruse S-400, duke argumentuar se bateritë e raketave nuk janë në përputhje me ato të aleancës ushtarake perëndimore.

Advertisements