Breaking News

Zarif: EBA po kthehet në një Izrael të dytë

Minsitri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë të tij për mediat arabe ka thënë se EBA duke blerë miliarda dollarë armatime po përpiqet të kthehet në një Izrael të dytë.

Muhamed Xhavad Zarif, dje në darkë dha një intervistë për kanali Arabic Television ku tha: në rajon gjenden 2-3 vende që janë të mendimit se siguria e tyre varet nga lidhja dhe marrëdhëniet me Amerikën, por kjo është e gabuar. Ndër të tjera shefi i diplomacisë iraniane tha se Amerikës kurrë nuk do t’i lejojmë që të imponojë në formë të njëanshme luftë kundër popullit tonë dhe shtoi se me siguri të gjithë do të dëmtohen pasi lufta është luftë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se lufta ekonomike e presidentit amerikan është terrorizëm ekonomik dhe Irani kurrë nuk negocion me terroristët.

Advertisements