Breaking News

Trump, merr një letër të bukur nga Koreja e Veriut

Presidenti i Amerikës ka deklaruar se nga lideri i Koresë së Veriut ka marrë një letër të bukur.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e tij me liderin verikorean, duke thënë se ato janë “shumë të mira” Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ka pranuar një letër “shumë të ngrohtë” dhe “të bukur” nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, edhe pse negociatat mbi armët bërthamore midis dy vendeve mbeten të mbyllura. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e tij me liderin verikorean, duke thënë se ato janë “shumë të mira” dhe duke shprehur optimizëm se “diçka do të ndodhë” në lidhje me bisedimet e zvarritura. Por ndërkohë kemi pengjet tona të kthyer mbrapa”, tha Trump, duke iu referuar të burgosurve amerikanë të cilët Koreja e Veriut i ka kthyer në SHBA. Trump tha se një samit i tretë i mundshëm me Kim mund të ndodhë pasi i dyti i cili u mbajt në fillim të këtij viti përfundoi pa rezultate.

Advertisements