Breaking News

Gjermania dhe Suedia kritikojnë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore

Heiko Mass dhe Margot Wallstrom përkatësisht ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe ministre e jashtme e Suedisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në kuadër të takimit të Osolos për çarmatimin bërthamor, kanë dënuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Në fjalën e tij ministri i jashtëm i Gjermanisë vuri në dukje se shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore nuk është në interes të askujt. Ndërsa ministrja e jashtme e Suedisë duke e quajtur destruktiv lëvizjen e Amerikës ka thënë: Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore jo vetëm që vë në rrezik këtë marrëveshje por ka dëmtuar edhe fuqitë botërore në përpjekjet e tyre për negociata me Korenë e Veriut. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements