Breaking News

Ndryshimi i zyrtarëve të Qeverisë do të presë datën e Brukselit

Tema e rikonstruktimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me sa duket bie në plan të dytë duke pasur parasysh paralajmërimet për ofensivë diplomatike të qeverisë për datën e fillimit të negociatave me Bashkimit Evropian. Hapat e ardhshëm varen nga kjo ofensive, e për momentin në tryezë ka më tepër opsione, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Rindërtimi i qeverisë do të presë. Pavarësisht thashethemeve fillestare se është e sigurt se kjo do të ndodhë këtë fundjavë, burime të larta brenda partisë në pushtet rekomandojnë të referohemi në deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev i cili tha se rikonstruktimi është në pjesën më të madhe gati, por që varet nga marrja e datës për negociata me Bashkimin Evropian. Përndryshe, nëse s’ka datë, ai i ka lënë të hapur mundësitë – kthim të mandatit të Kryeministrit te presidenti ose edhe shpërbërje të parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.

Advertisements