Breaking News

Ministri i jashtëm i Gjermanisë arrin në Teheran

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas të dielën mbërriti në kryeqytetin iranian në një udhëtim i cili pritet të përqendrohet në ruajtjen e marrëveshjes së Iranit dhe lehtësimin e tensioneve Iran-SHBA, por diplomacia evropiane me sa duket kërkon ta përdorë atë për të ushtruar presion ndaj Teheranit që të heqë dorë nga programin e mbrojtjes raketore.

Ndërsa ndodhet në Teheran, raportet më të hershme kanë thënë Maas do të zhvillojë bisedime me Presidentin Hasan Ruhani dhe Ministrin e Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif, si pjesë e “përpjekjeve të përbashkëta evropiane për të ruajtur paktin bërthamor të Iranit me fuqitë botërore dhe për të eliminuar tensionet në rritje SHBA-Iran”. Maas paralajmëroi gjatë një vizite të fundjavës në Irak për rreziqet e ndonjë konflikti me Iranin për të gjithë Lindjen e Mesme dhe tha se evropianët janë të bindur se ia vlen të përpiqen të mbajnë dhe ruajnë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Tensionet kanë vazhduar të rriten në Lindjen e Mesme pasi Uashingtoni u largua nga marrëveshja bërthamore shumëpalëshe e vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe vendosi sanksione të njëanshme kundër Republikës Islamike. Uashingtoni intensifikoi më tej tensionet pasi vendosi të shtonte praninë e tij ushtarake në rajonin e Gjirit Persik, kur dërgoi një grup të avionëve luftarakë, një bombardues dhe një anije aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, duke u justifikuar gjoja me një kërcënim të supozuar iranian.

Advertisements