Breaking News

Kosova do të kërkojë ndihmën e Shqipërisë për Tribunalin për krimet serbe

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këtë, burime brenda qeverisë së Kosovës kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë. Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile. Përfaqësuesit e kësaj shoqërie thonë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale. Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

Advertisements