Breaking News

Ish kryeministri I Katarit: Shumica e pjesëtarëve të ISIS janë sauditë

Ish kryeministri i Katarit ka deklaruar se shumica e pjesëtarëve të ISIS janë shtetas sauditë.

Hamd bin Xhesam Al Thani, ish kryeministër i Katarit tha se vendeve që kanë sanksionuar Katarin dhe në veçanti Arabia Saudite dhe EBE, sanksione që janë vendosur me pretekstin e mbështetjes së terrorizmit, po bëjnë përpjekje për të realizuar qëllimet dhe kërkesat e tyre. al Thani tha se shumica e pjesëtarëve të ISIS janë shtetas të Arabisë Saudite dhe shtoi: Ata mashtrojnë duke na akuzuar se mbështesin terrorizmin dhe kjo është në kohën kur qoftë edhe një organizatë ndërkombëtare nuk ka lëshuar asnjë pretendim të tillë. Amerika dhe asnjë organ tjetër ndërkombëtar apo Evropa nuk na ka akuzuar për mbështetjen e terrorizmit dhe janë vetëm Arabia Saudite dhe EBA ato që e bëjnë këtë. Ata na akuzojnë për mbështetjen e terrorizmit, pasi e dinë se çështja e luftës kundër terrorizmit është në prioritet të perëndimit dhe Amerika dhe evropianët sa herë që flitet për terrorizëm dëshirojnë të pranohet fjala e tyre. kur kanë kaluar 2 vjet nga sanksionet ne e dimë shumë mirë se përse na akuzojnë, tha në fjalën e tij ish kryeministri katariot.

Advertisements